Gledisi i njohur si “Buçko” jo vetëm që ka fituar sfidën në “ferma VIP” përballë Dijonisit duke shpëtuar skuadrën shpëtoj nga nominimi por ka fituar edhe disa privilegje.

Një nga privilegjet është që kryefermeri ka të drejtë të qëndrojë deri në Primen e radhës në një shtëpi tjetër, si dhe të përjashtohet nga të gjitha punët.

Gjithashtu Buçko ka patur të drejtën që të ketë edhe një mysafir në shtëpi, dhe ai ka zgjedhur Xhesika Polon.

Fjoralba: Kryefermeri ka të drejtë të qëndrojë tek shtëpia e kryefermerit. Kryefermeri ka të drejtë të ftojë një mysafir në shtëpinë e tij. Kryefermeri është i përjashtuar nga punët që cakton Agai. Kryefermeri ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë për të ngrënë. Krefermeri urdhëron dy nga anëtarët e skuadrës që janë në televotim që t’i servirin ushqimin.

Buçko: Do të zgjedh Albanon dhe Nikon që të ma servirin.

Fjoralba: Duhet dhe emri i një personi që të të shoqërojë.

Buçko: Xhesikën.

Xhesika: Pranoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *