Hajduti i monopatinave
Hajduti i monopatinave

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga vjedhjet e hajdutit  të monopatinave në Tiranë. 28-vjeçari me iniciale E.K nuk e kishte menduar se në rrugë kishte kamera sigurie.

Me kapuç në kokë e duart në xhep, siç shihet edhe nga pamjet i riu “skanon” me sytë e tij zonën rreth e qarkë, merr monopatinat dhe largohet. 28-vjeçari ka kryer 3 vjedhje gjatë javës së fundit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur.

Njoftimi Policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Mono 3”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes të monopatinave dhe 1 rast i vjedhjes së një motomjeti.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mono 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *