E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me kallashnikov në mes të qytetit, pranga 22 vjeçarit

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov.

 

Sipas policisë i riu me iniciale E.K., u vu në pranga pas informacioneve të marra në rrugë operative se dyshohet se qarkullonte në qytet me  armë zjarri.

 

Ndalimi i tij është bërë në lagjen “Shënkoll” dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.

Vazhdo të lexosh

Reklamë