Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas, i cili u prezantua si hetues në krimet ekonomike pranë një biznesi, duke kërkuar 30.000 euro, me pretendimin që t’i “rregullonte disa shkelje”.

 

Në pranga ra Xh.P. Ai iu tha pronarëve të biznesit se po heton keqpërdorimin e detyrës dhe se do të “rregullojë” rastin, kundrejt 30 mijë eurove.

 

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe i njëjti me urdhër të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *