Detaje të reja zbardhen pas arrestimit të bankier mashtrues, Lorin Xhelilaj. Ky i fundit është arrestuar pasi përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë Denis Buzalit një shumë prej 215 mijë eurosh.

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.

Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshojë se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaportën dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë.

Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin.

Krimi Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *