Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në Ukrainë dhe atë në të cilën ndodhet Shqipëria.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se të korruptuarve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën.

 

Sipas tij, më i trembur është Berisha, pasi sipas tij, pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit.

 

“Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën. Kurse akuza për krime kundër njerëzimit që i është ngritur Putinit po avancon. Po në Shqipëri çfarë pritet të ndodhë? Të korruptuarëve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën. Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit. Keq e ka, dhe keq e kanë. Prisni dhe shikoni”, shkruan Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *