Një avokat shqiptar, Aineo Redo është gjetur i pajetë në Reggio Emilia të Italisë.

 

Kalimtarët ishin ata që vunë re fillimisht trupin e pajetë të 49-vjeçarit, i cili kishte prerje në fyt.

 

Policia dyshon se është vetëvrasje, pasi u gjet një thikë në dorën e viktimës, por nuk përjashtohet dhe fakti që të jetë vrasje, dhe autorët ta kenë inskenuar ngjarjen.

 

Mediat italiane shkruajnë se avokati vuante prej kohësh nga depresioni.

 

Redo mbërriti në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *