Ava Max është gati për publikimin e albumit “Heaven and Hell” dhe për të njohur fansat pak më shumë me atë çka pritet të sjellë me realizimin e saj të ri, ajo ka dhënë disa intervista. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar diçka më tepër edhe nga jeta e saj personale, ku ka ndarë detaje të rëndësishme nga fëmijëria.

Ajo ka treguar se në fëmijëri është bullizuar shumë, sidomos gjatë viteve të shkollës. “Mbaj mend që një ditë, një grup vajzash më mbyllën në tualet dhe më futën kokën në WC”, është shprehur këngëtarja. Ajo ka thënë se kënga “Who’s Laughing Now” është frymëzuar nga eksperiencat e hidhura të viteve të adoleshencës. Ava gjithashtu është shprehur se për shkak të bullizimit të shumtë, ajo ka zgjedhur të studiojë nga shtëpia. Megjithatë, fama që mori nga “Sweet but Psycho” ndryshoi rrënjësisht jetën e artistes./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *