Më shumë se 3,000 të ftuar, përfshirë yjet e Hollywood-it, Anne Hathaway dhe Gwyneth Paltrow, morën pjesë për çmimet e modës 2023 në Royal Albert Hall në Londër të hënën, për të festuar një nga netët më të mëdha të industrisë së modës.

 

I pranishëm gjithashtu ishte edhe artisti i jashtëzakonshëm Sam Smith, i cili nuk është vetëm një zë melodioz, por ka edhe një preferencë të jashtëzakonshme të stilit personal, shkruan Living.

 

 

Këngëtari ra ‘kokë e këmbë’ në sy me veshjen e tij, atë mbrëmje speciale. Me një kostum klasik me fund, në ngjyrë të errët, i cili ishte një krijim i personalizuar i Andreas Kronthaler për markën britanike të stilistëve Vivienne Westwood, Smith tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Artisti e ka kombinuar kostumin me një palë çizme të zeza, super të larta dhe po ashtu edhe një miniçantë si aksesor dore.

 

 

Me një palë vathë me diamant dhe një gjerdan të shndritshëm, përfundimisht pamja e këngëtarit mori një dukje shumë të kompletuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *