Rama takohet me Erdogan, një pjesë e kabinetit qeveritar në Turqi, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të mbajnë sot në Ankara takimin e radhës të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume në fushën e mjedisit, mbrojtjes e komunikimit.
Mbledhja do të paraprihet nga një vizitë e kreut të qeverisë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.
Më pas dy udhëheqësit do të kenë një takim kokë më kokë. Në vizitën njëditore në Ankara, Rama do të jetë i shoqëruar nga shtatë ministra, mes të cilëve i Infrastrukturës, Mbrojtjes, Arsimit dhe Shëndetësisë.
Pak ditë më parë Tirana u vizitua nga ministri i Jashtëm Turk. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Hakan Fidan, i kërkoi Tiranës zyrtare pastrimin e mbetjeve të fundit të Fetos, organizatë që Erdogan e cilëson terroriste./vizionplus.tv




