E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me fara kanabisi dhe armë pa leje në banesë, arrestohet gjirokastriti

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike kannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu.

 

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë