Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Fierin ku vjehrri vrau nusen e djalit të tij dhe më pas vari veten.

 

Në momentin që bashkëjetuesi i viktimës në Roskovec, mësoi lajmin e rëndë se babai i tij kishte vrarë me thikë të dashurën e tij ka shpërthyer në lot. Hoxha u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, teksa mban duart në kokë dhe shpërthen në lot për krimin e rëndë. Fatjoni ishte duke punuar me zetor në momentin që ka ndodhur vrasja.

 

Autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren të cilën nuk e pranonte si nusen e djalit të tij. Vjehrri i kishte kërkuar sot që ajo të largohej vetë nga shtëpia, por e reja nuk ka pranuar. Debati mesa duket ka agravuar më tej deri në kryerjen e krimit të rëndë nga ana e Xhevahir Hoxhës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *