E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me doza kokaine në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuyzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policer të koduar “Nexus” u arrestua shtetasi Xh.H, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë