Subscribe

Gjatë intervistes me Alban Dudushin në Spotlight, Ilir Meta u ndal edhe tek raportet me ShBA.

 

Meta tha se marredheniet me ShBA janë të një rëndësie te jashtezakonshme pavaresisht se mund te kene qasje te ndryshme per disa ceshtje.

 

“Ne gjithmonë I kemi ruajtur raportet institucionale me ambasadën amerikane. Dhe kur kemi pasur mendime te ndryshme për ceshtje të ndryshme.Marrëdhënit janë të shkëlqyera me SHBA. Përsa i takon ambasadës do të jenë gjithmonë të shkëlqyera nga ana ime. Nga ana ime kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Marrëdhënit me SHBA kanë qenë dhe janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.”

 

Meta u ndal edhe tek takimi qe ai zhvilloi pak dite me pare me Yuri Kim.

 

“Jemi këtu për të bashkëpunuar për forcimin e marrëdhenieve me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi patur një takim shumë të mirë. Kemi një dakordësi të plotë për çështjet për interesin e dy vendeve tona. Kemi dallime për disa cështje që nuk janë vendimmarrje. Jemi për të forcuar këtë partneritet strategjik.”

 

IIir Meta mohoi të ketë ftohje të marrëdhënieve me Sali Berishen per shkak te takimit qe ai zhvilloi me Yuri Kim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *