Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje në brez.

 

33 vjeçari i arrestuar është me inicialset A.I., banues në Mallakastër, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

 

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në hyrje të qytetit të Ballshit, në Dukas, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”.  Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia atij iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me një krëhër dhe tetë fishekë.

 

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip “Benz”, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar pasi rezulton me targa të falsifikuara dhe me numër shasie të modifikuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *