Subscribe

Tre persona janë prangosur në Lushnje, pasi tentuan të grabisin një shtëpi në fshatin Bubullimë. Të maskuar dhe me armë zjarri, Gentian Bajrami 22 vjeç dhe 29-vjeçari Ramazan Troka u arrestuan në flagrancë në oborrin e shtëpisë që donin të grabisnin pa arritur ende të hynin.

 

Në pranga ra edhe një 30-vjeçar, Volter Alushaj, i cili sipas policisë i transportoi dy të rinjtë në vendngjarje dhe po i priste për t’i marrë pas kryerjes së krimit në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”.

 

Nga operacioni “Momenti” u sekuestrua 1 pistoletë me 1 krehër me fishekë, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike dhe automjeti i drejtuar nga Alushaj.

 

Dy të rinjtë që tentuan të grabisnin të maskuar shtëpinë janë nga Radostina e Fierit. Ata do të përballen tashmë me akuzën “Vjedhje me armë, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim”, si dhe “armëmbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *