Policia e Tiranës ka arrestuar Aurel Lazajn, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

 

Policia thotë se 37-vjeçari u kap në një lokal në kryeqytet, teksa thekson se arma e zjarrit dhe municionet luftarake u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.  

 

Në kuadër të këtij operacioni, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “Befasia”. 

 

U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në lokal, vihet në pranga 37-vjeçari. 

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. 

 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi A. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

 

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. 

 

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *