Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rihapjen e dyerve të Gjykatave në të githë vendin duke filluar nga 27 prilli.

Ky urdhër vjen pas afatit për të pezulluar të gjitha gjyqet dhe proceset që orej datës 10 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend dhe identifikimit të rasteve të para.

Me rifillimin e shërbimeve gjyqësore do të vendosen të gjitha kushtet që duhen zbatuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *