Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi mbështet presidentin Meta në thirrjen për tubim popullor për “besëlidhje” më 2 mars.

 

Gjatë një deklarate për shtyp, Maliqi i bën gjithashtu apel qytetarëve që të mblidhen dhe të zhvillojnë protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, me argumentin se të gjitha institucionet nuk funksionojnë.

 

“Ashtu siç kam qenë në çdo protestë. Dua t’i them shqiptarëve që jeni në një luftë me krimin. Të gjithë pushtetet janë të PS. Reforma në Drejtësi është e kapur. SPAK nuk po funksionin, është vënë në rresht nga ministri i Brendshëm. Kemi parë vrasje, rrëmbime, tritole, grabitje kudo dhe shteti nuk funksionon por bën shoë. Nuk kemi drejtësi për 51 viktimat e tërmetit. Ky parlament është i kapur. E kam thënë që në krye të herë që të gjitha votimet për anti-shpifjen, KÇK, kodin penal janë vetëm për të shantazhuar këtë popull. Unë do të them sot që edhe thirrjen e presidentit Meta do ta mbështes. I bëj thirrje të gjithëve të jenë atje për protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatori. Meta ka qenë student i dhjetorit për mbrojtjen e demokracisë.”

 

Po ashtu, deputeti kërkon nga Policia e Shtetit që të qëndrojë përkrah popullit dhe të bëjë kujdes me përdorimin e gazit lotsjellës, duke mos reaguar ndaj thirrjeve politike. Ai dëshiron edhe përfshirjen dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës politke, me qëllim që mos të ketë konfrontime.

 

“Policisë së shteti i bëj thirrje të përgjigjet njësoj si në vitin 1991 kur ra busti. Kujdes me gazin lotsjellës, mos u bashkoni me thirrjet politike. Nesër duhet të vijë në krye një njeri që i shërben interesave të vendit. Ky njeri i mbushi burgjet me njerëz të vuajtur dhe bën shoë me OFL me një vajzë me syzë. Në 2 mars dhe më pas të jenë për fatet e vendit. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Presidenti ka qenë edhe në 2009 në grevë urie për të mbrojtur kushtetutën. Shqiptarë jeni në një ditë, ku thërret qameti. Ka ardhur koha për të rrëzuar këtë diktator të ri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *