E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me 12 emigrantë të paligjshëm në makinë, italiani shkakton aksident, tenton t’i ikë policisë

Një italian që po transportonte drejt kryeqytetit 12 emigrantë të paligjshëm ka shkaktuar aksident në afërsi të fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur por policia nuk bën me dije në qoftë se është një nga 12 emigrantët e paligjshme.

Reklamë

Sipas burimeve të siguruara, pas aksidentit shtetasi italian ka kërkuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por kanë qënë banorët e zonës të pranishëm në aksident ata që janë bërë të mundur moslejimin e largimit të tij deri në mbërritjen e policisë.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë shtetasi italian do të përballet me dy akuza, atë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkaktimin të aksidentit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë