E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më 1 shkurt Samiti i jashtëzakonshëm, diskutohet paketa e ndihmës për Ukrainën

“Më 1 shkurt, është caktuar të mbahet Samiti i ri i Këshillit Evropian, me qëllim miratimin e një pakete të re mbështetjeje shumëvjeçare për Ukrainën”, tha Michel në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Belgjikës Alexander de Croo.

Në Samitin e javës së kaluar në Bruksel, Viktor Orban bllokoi debatin për perspektivën e mbështetjes së Ukrainës me 50 miliardë euro, por edhe për rishikimin e buxhetit europian, me pasojë që të mos ketë unanimitet.

Orbán, në fakt, këmbënguli për bllokimin e dyfishtë, pavarësisht presionit nga kolegët e tij për t’u tërhequr.

Rezerva shprehu edhe kryeministri suedez, i cili duhet të konsultohet me Parlamentin e tij,.

Si pasojë liderët do të drejtohen në Samitin e jashtëzakonshëm në shkurt për vendimet përfundimtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë