Vendi
Me 1 mijë fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet në Durrës 55-vjeçari (EMRI)

Policia Kufitare e Durrësit ka vënë në pranga shtetasi Kujtim Aliaj, 55 vjeç, i cili tentoi të fuste në Shqipëri përmes portit të Durrësit 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar.
“Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit”, njofton policia.
Aliaj akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




