“Të vërtetën nuk e ndal askush, sado që të vonojë”. Ky është reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi u mësua se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

 

Përmes një postiminë facebook Basha thotë se u vërtetua se demokratët u vunë në sulm nga Rama dhe Berisha për të bërë pis Partinë Demokratike.

 

 “Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, shkruan Basha në një postim në facebook duke bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe prania e fajit nga Mc Gonigal.

 

Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *