E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“McGonigal”, Kushtetuesja e kalon çështjen për seancë publike

Gjykata e Kushtetuese ka vendosur që çështja Mc Gonigal të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike.

Kërkesa për këtë hap është bërë nga 1/4 e deputetëve të PD-së, pas refuzimit të Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor mbi Mc Gonigal.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë