E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mccain takohet me Aleksandër Vuçiç

Senatori amerikan, John Mccain dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç jane takuar ne Beograd, ndërsa kane dale edhe ne nje konference per mediat. Kreu i shtetit serb theksoi se ne takim u diskutua per tre çështje kryesore: Ruajtjen e paqes dhe stabilitetin ne rajon, raportet ndërshtetërore dhe pjesëmarrjen e Serbisë ne zhvillimet globale.

 

Vuçiç theksoi se kishte marre porosi nga senatori amerikan per vazhdimin e dialogut ne Bruksel sa me shpejt qe te jete e mundur. Edhe republikani John Mccain deklaroi se palet duhet te kene guxim per te shtyre përpara dialogun. Ne takim u diskutua edhe per raportet e Amerikës dhe Serbisë me Rusinë, çështjen e Sirisë, luftën ndaj terrorizmit etj.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë