Subscribe

 

Senatori amerikan, John McCain, ne fjalen e mbajtur ne kuvendin e Kosovës gjate vizitës se tij ne Prishtine, shprehu gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit, ndërsa kërkoi ne veçanti qe ushtria e Kosovës te behet përmes ndryshimeve kushtetuese. McCain gjithashtu i beri thirrje klasës politike te jete e bashkuar ne te mire te Kosovës, ndërsa porositi per vazhdimin e dialogut me Serbinë ne Bruksel, pasi kjo sipas tij është ne te mire te dy popujve.

 

“Porosite e mia për ju janë: Avancimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE është në interesin e serbëve dhe e kosovarëve. Është jetik për një të ardhme të përbashkët në BE për të dyja shtetet. Kosova ka gjithashtu nevoje per ushtrinë e saj, ashtu si çdo shtet i konsoliduar. Por ky proces duhet te kaloje përmes ndryshimeve kushtetuese.”

 

McCain po qëndron ne Kosove ne kuadër te turit te tij ne rajonin e Ballkanit, pas vizita ne Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi e Mal te Zi. Te premten ai do te nderohet me medaljen “Urdhri i Lirisë” nga presidenti Thaçi, ndërsa pritet qe me pas te zhvilloje edhe nje vizite ne Tirane, për t’u takuar me krerët me te larte te shtetit shqiptar, si edhe përfaqësuesit politike. McCain la jashtë axhendes se tij vizitës ne Maqedoni, sipas analisteve jo pa qellim, por per t’i dhënë nje mesazh te qarte klasës politike atje, e ne veçanti presidentit Ivanov.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *