E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

McAllister vjen nesër në Tiranë

Te martën ne mesdite mbërrin ne Tirane zevendespresidenti i Partisë Popullore Europiane njëherësh kreu i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, David Mcallister, i cili se bashku me raporterin per Shqipërinë Knut Fleckestein do te tentojnë arritjen e nje marrëveshje mes maxhorances dhe opozitës.

 

Mësohet se McAllister, i cili njihet si nje prej politikaneve afer kancelares Angela Merkel do te shpërndaje sapo te mbërrije, nje deklarate per qëllimin e vizitës se tij dhe nuk do te flasë pa ia arritur qëllimit për nje takim mes kryeministrit Edi Rama e liderit te opozitës Lulzim Basha.

 

Reklamë

Gjate pasdites se te martës McAllister do te takoje kryeministrin Edi Rama dhe kreun e kuvendit Meta, si dhe liderin e opozitës Basha.

 

Mësohet se faktori ndërkombëtar ka përgatitur nje platforme, e cila do t’u prezantohet krerëve te politikes shqiptare me synimin per te arritur kompromisin.

 

Kreu i Komisionit te Jashtëm David Mcallister do te largohet nga Tirana te mërkurën dhe ende nuk dihet nëse ndërmjetësimi i tij do te shënoje arritjen e nje marrëveshje apo kjo tentative e Partisë Popullore Europiane dhe Parlamentit Europian do te dështoje.

 

Më shumë video

Reklamë