Shqipëria mund të nisë zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm. Deklarata vjen nga deputeti i Parlamentit Europian njëherësh ekspert i Ballkanit Perëndimor, David McAllister.

 

Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo të jetë me të vërtetë gati. Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë.

 

Në një interviste për “Deutsche Velle”, eurodeputeti gjerman, i njohur në Tiranë si negociatori i Brukselit për zgjidhjen e krizës politike, tregon qartë dhe fushat ku duhet shënuar progres.

 

Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e mediave, në demokracinë e fortë, në të drejtat për opozitën, në tolerancën fetare. Këto janë vlerat kyçe. Megjithë disa hapa pas, unë jam optimist që shtetet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen në këtë drejtim.

 

Eurodeputeti vëren se Brukseli kërkon stabilitet në Ballkanin Perëndimor, në të kundërt, ai mund të mbërrije deri në BE.

 

Shtetet po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është sigurisht pararendësi për momentin. Serbia po bën përparime. Por ne duam që të gjashta shtetet t’i përmbahen kësaj rruge, sepse ka një gjë që ne e dimë shumë saktë këtu në Bruksel: stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Evropën. Ne duam të eksportojmë stabilitet në rajon. Po të mos e arrijmë këtë, atëherë mungesa e atjeshme e stabilitetit mund të vijë tek ne.

 

Duke iu referuar dhe konkluzioneve të Samitit të Triestes, Mekalister

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *