Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Europiane njëherësh kreu i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, David Mcallister, i cili do të ndërmjetësojë krizën politike në Shqipëri mbërrin në aeroportin e Rinasit në orën 12:55.

 

Në këtë vizitë zyrtari i lartë i unionit shoqërohet nga raporteri per Shqipërinë Knut Fleckestein.

 

Sikurse bëhet me dije, z.McAllister do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Meta në orën 15:00, që pritet të zgjasë për rreth 60 minuta.

 

Pas këtij takimi, dy zyrtarët e lartë të unionit do të bisedojnë edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që pritet të nisë në orën 16:00.

 

Gjatë këtyre takimeve McAllister do të sjellë draft-propozime për palët me qëllimin final gjetjen e një konsesnusi për zgjidhjen e krizës politike, votimin e reformës në drejtësi dhe mbajten e zgjedhjeve parlamentare.

 

Vizion Plus mëson se ky draf nuk i është dorëzuar paraprakisht asnjë subjekti politik në Shqipëri.

 

Kreu i Komisionit te Jashtëm David Mcallister do te largohet nga Tirana te mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *