Subscribe

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostoplova, sërish kanë përsëritur qëndrimin e BE për heqjen e taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

 

Sipas tyre me vendosjen e taksës, Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Stabilizim Asociimit, dhe se e njëjta ka vështirësuar edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Këto i deklaruan sot në Kosovë, Diplomati McAllister tha se Bashkimi Evropian dhe Federica Mogherini janë të paanshëm dhe qëllimi i tyre është që të kthejnë në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Ai theksoi se duan që dialogu të vazhdojë.

 

Ndërsa i pyetur për temën e kufijve, McAllister tha se Parlamenti Evropian konsideron që çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen të dy palët dhe nëse e njëjta është sipas të drejtës ndërkombëtare.

 

Ai tha se ka ardhur koha të vazhdojë dialogu dhe se ata e mbështesim fuqishëm këtë.Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova tha se e kuptojnë mesazhin të cilin Kosova ka dashur ta përcjell përmes vendosjes së taksës, mirë tani është koha që të merret vendimi i duhur në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *