Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister e cilëson një gabim historik vendimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për “Euraktiv”, McAllister tha se ndihet i zhngënjyer që disa qeveri, kryesisht Franca, ishin në gjendje të ndikojnë në vendimin përfundimtar për këtë çështje.

 

“Unë jam shumë kritik ndaj përfundimeve në samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se refuzimi i negociatave ishte një gabim historik. Ky është edhe një sinjal për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë. Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë një rrugë të gjatë, madje i është dashur të ndryshojë emrin e vendit të saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit. Fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të thotë se këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian nesër. Presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE, së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë.”

 

McAllister shprehet optimist se këshilli Europian do të korrigjojë këtë gabim gjatë samitit të ardhshëm në Maj të 2020 që do të mbahet në Zagreb.

 

“Unë shpresoj që liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjate samiti të Ballkanit Perëndimor që është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet për të dhënë një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj.”

 

Mcallister u shpreh kunder edhe per idene qe per dy vendet te kishte vendime te ndara lidhur me negociatat.

 

 “Edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmonte. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman”

 

Kryetari i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit europian, David McAllister theksoi se priste qe Gjermania te arrinte te bindte Francen per nje gje e tille fatkeqsisht nuk ndodhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *