Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Teodor Lerën, i vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë.

 

I dënuari Lera 57-vjeç, pasi mbyti bashkëshorten tentoi të vetëvritej duke prerë damarët

 

Eva Lera rreth 45 vjeç është mbytur nga bashkëshorti Teodor Lera, 57 vjeç,  në apartamentin e saj në katin e parë të një pallati në rrugën “Dervish Hekali”.

 

Pas krimit, mësohet se Lera ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital rajonal të Vlorës për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit por bashkëshortët mësohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe burri ka qenë i proceduar një vit  më parë për dhunë në familje.

 

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *