Bota
Mbytet varka me emigrantë

Ilustrim · Vizion Plus
14 emigrantë kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të ishullit grek Agathonisi, pasi varka e tyre u përmbys. 21 emigrantët dyshohet se ishin nisur nga brigjet turke gjatë natës, ndërsa mes viktimave janë edhe 4 fëmije. Autoritetet greke kane vënë në gatishmëri pesë anije luftarake të marinës, dy anije të rojës bregdetare dhe tre anije peshkimi. Mediat shkruajnë se numri i emigrantëve që kalojnë Egjeun nga Turqia në drejtim të Greqisë pritet të rritet pas paralajmërimit të presidentit turk Rexhep Tajip Ergoan. Ankaraja kërcënoi se do të hapë kufirin çka do te sillte vërshimin e emigranteve nga Lindja drejt Europes.




