Një turist ka humbur jetën në kanionin e Langaricës në Përmet. Burime bëjnë me dije se shtetasi i huaj, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ndodhej në vendngjarje për të eksploruar kanionin, ku edhe humbi jetën.

 

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhen e Langaricës nga reshjet e  dendura të shiut, ku si rrjedhojë lumi Langaricë ka dalë nga shtrati.

 

Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë që ndodhen në rrjedhë.

 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *