Bota
Mbytet trageti në Irak, humbin jetën rreth 71 persona

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën këtë të enjtje, pas përmbytjes së një trageti në në afërsi të qytetit Mosul, të Irakut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shumica e njerëzve në bordin e anijes ishin gra dhe fëmijë, të cilët dyshohet se nuk dinin as not. Ngjarja ka ndodhur në lumin Tigris, pranë një zone turistike.
Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po punojnë në kërkim të mbijetuarve pasi nuk kanë informacion të saktë në lidhje me personat që ndodheshin në bordin e anijes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




