Një peshkatar është gjetur i mbytur pranë portit të Shëngjinit. Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm. Sipas policisë viktima është Mark Ujka dhe cili u gjet i mbytur në vendin e quajtur ‘Skalierat”. Sipas, dëshmive të familjarëve, viktima kishte dalë për peshkim dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Policia e Lezhës thotë paraprakisht se Ujka dyshohet të jetë mbytur për shkak të dallgëve të forta në det si pasojë e motit të keq.