E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbytet një tjetër pushues nga Kosova në Durrës/ Bilanc tragjik ditët e fundit

Një tjetër shqiptar nga Kosova ka humbur jetën duke pushuar në Shqipëri.

Viktima e radhës është regjistruar këtë të hënë rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh në Durrës.

Reklamë

 Shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tre  shtetas nga Kosova mbi 70 vjec kanë ndërruar jetë në 10 ditët e fundit në Velipojë dhe Durrës, kryesisgt si pasojë e infarktit kardiak në kohën kur janë future për tu larë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë