E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbytet një plazhist në Vlorë

Ilustrim · Vizion Plus

Mbytet një shtetas duke u larë në bregdetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, këtë të martë rreth orës 09:40 në bregdetin e Plazhit të Ri, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë.

Për fat të keq ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal.

72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh