Një tjetër djal I ri është mbytur këtë të shtunë teksa kishte shkuar për tu freskuar në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Në njoftimin paraprak të policisë, u bë e ditur se rreth orës 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona.

Njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *