Kronikë
Mbytet në plazhin e Zvërnecit 68-vjeçari nga Korça

Një 68-vjeçar nga Korça është mbytur këtë të hënë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Viktima ishte shtetasi me iniciale S.Dh., banues në Korçë, i cili vuante nga diabeti. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e infarktit.
Ai ishte i shoqëruar prej disa ditësh me të bijën duke bërë plazh në këtë zonë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




