Një grua 71-vjeçare është gjetur e mbytur në Liqenin e Pogradecit.

E moshuara e identifikuar si H.Q është gjetur e mbytur në vendin e quajtur ‘Pompat e Tushemishtit’ këtë të dielë ndërsa kishte humbur kontaktet me familjarët rreth nje javë më parë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. E moshuara dyshohet se I ka dhënë fund jetës duke u mbytur në liqen.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *