Një 21-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në lumin Drini i Zi. Viktima është Raimond Spahiu dhe sipas dëshmitareve, ai është mbytur në Drinin e Zi në vendin e quajtur Kepi i Skavicës. Sipas policisë, 21-vjeçari ka qenë duke u larë me miqtë në lume, por fatkeqësisht e ka rrëmbyer rrjedha e forte. Dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale. Policia dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *