E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbytet babai, shpëton vajza në plazhin e Divjakës

Një ngjarje e rëndë u regjistruar paraditen e kësaj të diele në plazhin e Divjakës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa fatmirësisht vajza e tij e mitur ka shpëtuar.

 

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura me dërrasa”. 40 vjeçari, Elinor Boçe, banues në Krutje dhe vajza e tij e mitur 7 vjeçe, po notonin në drejtim të “Ishullit të shpendëve”, i cili ndodhet disa metra larg bregut të detit. Por në kthim, sipas pushuesve, vajza e viktimës nuk ka mundur të notojë duke kërkuar ndihmën e të atit.

 

Reklamë

I ndjeri ka arritur të nxjerrë vajzën në breg por, më pas ka humbur ndjenjat e më pas jetën, pasi nuk iu dha ndihma e parë. Në plazhin e Divjakës e jo vetëm, mungojnë rojet bregdetare, ku asistenca e tyre në dhënien e ndihmës së parë është jetike.

 

Ndërkohë një trup i pajete u gjet në breg te detit pranë zonës së nartës në Vlorë. 82 vjecari u gjet i pajetë nga pushuesit. Dyshohet se i moshuari ka pësuar infarkt, gjatë kohës që po pushonte.

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë