E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Mbytet anija, vdesin 12 muslimanë Rohinga

Pakica e myslimanëve Rohinja vazhdon të përballet me masakrat dhe dhunën e shtetit të Mianmarit. Të paktën 12 persona, mes tyre 10 fëmijë, u gjetën të vdekur nga rojet e Bangladeshit, pasi një anije e mbushur me myslimanë u mbyt teksa po largohej nga vendi.

 

Ende nuk dihet numri i saktë i personave, të cilët ndodheshin në anije, por zyrtarë të rojeve kufitare mendojnë se në bord ishin të paktën 100 persona, mes tyre dhjetëra fëmijë. Një numër njerëzish të tjerë konsiderohen të zhdukur pas incidentit. Dhjetëra myslimanë Rohinja  kanë vdekur në përpjekje për të kaluar në Bangladesh për t’i shpëtuar  dhunës së ushtrisë së Mianmarit, ndërsa qindra mijëra të tjerëve u mohohet nënshtetësia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë