E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mbytet anija në Danub, 7 të vdekur e 19 të zhdukur

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë zhdukur pas përmbytjes së një varke në lumin Danub në Budapest.

 

Sipas agjencisë së lajmeve MTI, në bordin e anijes ishin 33 vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut.

 

Reklamë

Varka u përmbys pasi gjatë ankorimit u përplas nga një anije tjetër.

 

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale (20:00 GMT) dhe shkak mendohet te kene qene rrymat e forta të lumit.

 

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se mes të zhdukurve 19 janë koreanë, mes të cilëve dhe një fëmijë.

 

Ministria koreane bëri me dije se do të vendos një ekip që do të merrret me trupat e viktimave dhe kthimin e tyre në shtëpi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë