Subscribe

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço dolën këtë të hënë para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Dy kushërinjtë; 43-vjeçari Valter Mollaj dhe 35-vjeçari Edlir Mollaj u shfaqën të heshtur para fillimit të gjyqit ndërsa i akuzuari tjetër 38-vjeçari Bleti Angjo u duk i qetë.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Kjo referuar provave të mbledhura por edhe dëshmisë së dhënë nga ana e të pandehurit Bleti Angjo, i cili tregoi për hetuesit se krimi u kyre nga Valter Mollaj.

 

Shkak sipas tij u bë një vazjë me të cilën viktima dhe Valteri ishin në një lidhje paralele.

 

Pasi u njoh me qëndrimet e organit të akuzës gjyqtari, Besnik Shehu vendosi të lëre në qeli tre të akuzuarit ndonëse këta të fundit mohuan përfshirjen në krim.

 

Ndaj tyre rëndon vepra penale “vrasje me paramendim” kryer ne bashkëpunim.

 

LORIK ZEQO

AVOKATI MBROJTËS I BLEDI ANGJOS

 

Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen. Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë ccuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë.

 

Trupi i pajetë i 26-vjeçarit Martin Çeço, u gjet në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit.

 

Ai ishte mbytur me litar fillimisht e më pas ishte hedhur në ujë me qëllim që ngjarja të dukej si vetëvrasje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *