E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari! Kandidati Peter Magyar: Optimist për rezultatin, por duhet të tregojmë kujdes

Lideri opozitar në Hungari, Péter Magyar ka dalë në një konferencë për shtyp menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke e cilësuar ditën si “historike”.

Péter Magyar, i cili synon të zëvendësojë kryeministrin aktual Viktor Orbán, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen rekord në zgjedhje.

Reklamë

Ai u shpreh se ndihet “optimist, por duke treguar gjithashtu kujdes, referuar sondazheve që e vendosnin atë dhe partinë e tij në avantazh në garën elektorale.

Péter Magyar foli për herë të parë pas përfundimit të votimeve, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin rezultatet paraprake që do të përcaktojnë nëse parashikimet e sondazheve do të konfirmohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë