E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 orë më parë
Vendi

Mbyllja e thertoreve pa standarde  

 

Ministria e Bujqësisë deklaron se ka mbyllur 28 pika te therjes se mishit, pasi  nuk plotësonin kriteret per ketë proces. Aksioni i nisur nga ky dikaster i fokusuar kryesisht tek thertoret, është shtrire ne te gjithë vendin, duke kryer ne total 29  inspektime vetëm gjate këtij muaji.

 

Sipas Ministrisë, pikat e mbyllura nuk  garantonin as minimumin e standardeve te parashikuara ne ligj. Ne Tirane, janë bllokuar 3 te tilla, dhe 4 ne Gjirokastër, Fier dhe Vlorë. Ndërkohe qe dy inspektore te AKU ne Tirane janë çuar per ndjekje penale, pasi kane lejuar funksionimin e thertoreve pa licence. Ministria u bën apel qytetareve qe te denoncojnë raste te tilla abuzimi.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë