E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mbyllja e shkollave? Rama: Vendimmarrja nuk më takon mua, s’janë vatër e nxehtë

Kryeministri Edi Rama foli edhe për mundësinë e mbylljes së shkollave në konferencën me gazetarët.

 

Reklamë

Duke ju referuar pikëpyetjes së ditëve të fundit nëse shkollat do të “kyçen” për shkak të rritjes së rasteve ditore dhe viktimave, Rama tha se ky vendim i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

Megjithatë, shefi i qeverisë u shpreh se institucionet arsimore nuk konsiderohen vatra të nxehta.

 

“Dua ta theksoj se çfarë hapet dhe se çfarë mbyllet, kjo është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën, por edhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këto kohë kaq të vështira. Dua t’ju përcjell që sipas të gjitha të dhënave dhe ndjekur të gjitha orientimet e autoriteteve shëndetësore e shkencore, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapësirë që kanë edhe potencialin e tyre të rrezikut. Nga njëra anë është shumë e rëndësishme që masat të zbatohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më i durueshëm e këmbëngulës. Në vlerësimet e përgjithshme që bëhen, lidhur me shkollat, domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër mes mbrojtjes së drejtpërdrejtë dhe mbrojtjen psikologjike të fëmijëve. Kjo është një vendimmarrje që nuk më takon mua.”

Më shumë video

Reklamë