Mbyllja e shkollave/ Basha: Shteti të kompensojë një nga prindërit që do të kujdeset për fëmijët

Pas situatës alarmante shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri, kryedemokrati Lulzim Basha kërkon që shteti t’i paguajë a t’i kompensojë prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdesen për fëmijët e vegjël gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi.
Kjo kërkesë e liderit demokrat vjen pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve për dy javë.
“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha në “Twitter”.
Qeveria shqiptare mori masa drastike pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.




